Gati 30 minuta pasi u mbyll votimi, nisi shpërndarja e materialeve zgjedhore. Në KZAZ 30 te shkolla “1 Maji” në Tiranë, raporton gazetari i “Vizion Plus”, Thimi Samarxhiu, kanë mbërritur kutitë e para.
Siç duket edhe nga fotot e siguruara nga “Vizion Plus”, shpërndarja po kryhet nën prezencën policore. KZAZ 30 ka të gjithë zonat rurale dhe deri tani kanë mbërritur kutitë e votimit të Farkës dhe Surrelit. Po ashtu, në Dibër kanë mbërritur kutitë e para në KZAZ 19.
I njëjti proces po ndodh edhe në Berat, ku ka nisur grumbullimi i materialeve zgjedhore. Kutitë e votimit, raporton gazetari i “Vizion Plus”, Endri Arizi, janë nisur edhe drejt KZAZ në Laç. Dorëzimi i materialeve po vijon edhe në Mat, Devoll, Lazarat, Gjirokastër.