Policia e Kosovës bënë të ditur se mesnatën e së martës në rajonin e Prizrenit një i dyshuari mashkull nën ndikim e alkoolit, pas një mosmarrëveshjeje me bashkëshorten dhe djalin e tij, ka shtënë brenda shtëpisë së tij.
Raportuar se nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar, por në vendngjarje është gjetur një gëzhojë dhe është konfiskuar një pistoletë me 12 fishek.
I dyshuari është dërguar në mbajtje për 6 orë dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar për procedurë të rregullt. /Insajderi.com