Mediat gjermane raportojnë se ka të shtëna me armë në një qendër tregtare në Munih të Gjermanisë.
Ndërsa një operacion policor ka filluar, raporton BBC.
Raportohet se zona përreth qendrës tregtare në rrethinën Moosach është rrethuar nga policia, por detaje rreth incidentit ende nuk janë dhënë.
Forcat e sigurisë në Gjermani janë alarmuar pasi një emigrantë sulmoi me sëpatë pesë persona në një tren në Bavari të hënën./Insajderi.com