Të shtëna armësh në Prishtinë, dy të plagosur në lagjen “Dardania” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Të shtëna armësh në Prishtinë, dy të plagosur në lagjen “Dardania”

    Insajderi
    08 April 2016 - 22:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Para pak çastesh, më saktë në orën 20:40,  janë dëgjuar të shtëna me armë në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

    Dëshmitarë në vendin e ngjarjes kanë deklaruar për lajmi.net, se të shtënat kanë ardhur nga drejtimi i  rrugës ‘28 Nëntori’. Sipas tyre, dyshohet se ka edhe të plagosur dhe se njëri nga ta është në gjendje të rëndë, ndërsa tjetri ka marrë plagë të lehta, raporton lajmi.net.

    Qendra Emergjente në QKUK, kanë pranuar se janë duke u marr me rastin, pa dhënë ndonjë detaj më shumë për gjendjen e të plagosurve.

    Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës, e konfirmoi incidentin e ndodhur, por pa qenë në gjendje të japë shumë hollësi.

    Ajo tha se Policia është në vendin e ngjarjes.

    “Policia është në vendin e ngjarjes dhe  po bën ekzaminimin. Deri më tash nuk kemi ndonjë informacion shtesë”, tha Ahmeti ./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark