Të shtëna masive në SHBA – I dyshuari vret 22 persona – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Të shtëna masive në SHBA – I dyshuari vret 22 persona

    Insajderi
    26 October 2023 - 08:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të paktën 22 persona u vranë dhe mbi 50 të tjerë u plagosën të mërkurën pasi një burrë hapi zjarr në Lewiston, Maine të SHBA.

    Policia identifikoi Robert Card, 40 vjeç, si personin që dyshohet të jetë autori i masakrës. Sipas policisë, ai “konsiderohet i armatosur dhe i rrezikshëm”.

    Card hapi zjarr ndaj njerëzve në disa vende të ndryshme. Policia tha se të shtënat ndodhën rreth orës 19:00 të së mërkurës në një restorant të quajtur Schemengees dhe Sparetime Recreation, një rrugicë bowling.

    Dy vendet duket se janë rreth 6.5 km, ose 10 minuta me makinë, nga njëra-tjetra.

    Autoritetet në Maine e përshkruajnë Card si një instruktor të certifikuar të armëve të zjarrit dhe anëtar i Rezervës së Ushtrisë Amerikane.

    Sipas asaj që raportojnë mediat, 40 vjeçari ka qenë i shtruar në spital në një institucion të shëndetit mendor gjatë verës dhe u lirua pas një qëndrimi dy-javor.

    të shtënat


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark