×
  • Lajme
  • Lajme

    Të shtëna me armë në Aktash, policia jep detaje

    Insajderi
    03 September 2024 - 15:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të shtëna me armë janë dëgjuar para pak minutash në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen Aktash në Prishtinë.

    Rastin e ka konfirmuar për Insajderin, Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë e Kosovës, e cila bëri të ditur se nuk ka persona të lënduar.

    “Sot rreth orës 14:20, kemi  marrë informatën për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ‘Gazmend Zajmi” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nuk ka persona të lënduar”, tha ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark