Një person është arrestuar pas raportimit të disa të shtënave me armë zjarri në Deçan, shkruan Insajderi.
Sipas policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të armës së zjarrit.
Nga i dyshuari janë konfiskuar dy armë zjarri dhe 50 copë fishekë.
Nuk raportohet për të lënduar.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton tutje policia.