
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një shkëmbimi zjarri që ka ndodhur rreth orës 00:50 të mëngjesit të së hënës në fshatin Doganaj të Ferizajt.
Sipas Policisë, në këtë shkëmbim zjarri ishin të përfshirë dy persona me veturat e tyre personale, njëri person zyrtar policor i cili në momentin e incidentit ka qenë jashtë detyrës zyrtare.
Të plagosurit fillimisht kanë marrë ndihmën e parë në Emergjencën e Ferizajt, e më pas janë dërguar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
“VRASJE NË TENTATIVË
Fsh. Doganaj, Ferizaj 21.07.2025 – 00:50. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri dyshohet se dy persona meshkuj kosovarë janë lënduar. Në këtë shkëmbim zjarri ishin të përfshirë dy persona me veturat e tyre personale, njëri person zyrtar policor i cili në momentin e incidentit ka qenë jashtë detyrës zyrtare. Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe IPK. Dy të dyshuarit pas ndihmës mjekësore në Emergjencën e Ferizajt janë dërguar në QKUK-së për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Në lidhje me rastin janë sekuestruar dy armë. Rasti është duke u hetuar nga njësitë përkatëse policore së bashku me Inspektoratin Policor të Kosovës”. Insajderi.org