Të shtëna me armë në Malishevë- Policia arreston një të mitur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Të shtëna me armë në Malishevë- Policia arreston një të mitur

    Insajderi
    14 November 2024 - 16:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar rreth orës 16:00 në një lokal në Malishevë.

    Lidhur me këtë rast janë deklaruar edhe nga ana e Policisë së Kosovës.

    Sheremet Elezaj e ka konfirmuar rastin dhe ka shtuar se një person tashmë është arrestuar.

    ”Atë që mund t’ju konfirmoi aktualisht është se sot rreth orës 14:00 në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë është raportuar për të shtëna me armë zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar një të dyshuar, mashkull i moshës së mitur. Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar. Rasti është duke u hetuar.”, ka thënë Elezaj për Insajderin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark