Në Shtime, gjatë një ahengu familjar janë raportuar të shtëna me armë zjarri. Policia e Kosovës njoftoi se gjatë ngjarjes është identifikuar D.B., një 24-vjeçar, tek i cili është gjetur arma me të cilën dyshohet se janë bërë të shtënat.
Sipas komunikatës për media të Policisë së Kosovës, i dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime. Pas një intervistimi nga hetuesit, ai është liruar për procedurë të rregullt hetimore me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj. Si provë materiale është sekuestruar arma (pistoletë).
Rasti është klasifikuar si “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve.”