Pesë persona janë qëlluar me armë zjarri në një shkollë në Suedi.
BBC shkruan se ngjarja ka ndodhur para orës 13:00 (me orën lokale) në Örebro, 200 km në perëndim të Stokholmit.
Në lidhje me ngjarjen ka reaguar ministri suedez i drejtësisë, Gunnar Strömmer, tha se situata ishte “shumë serioze”. “Raportet e dhunës në Orebro janë shumë serioze. Policia është në vendngjarje dhe operacioni është në zhvillim të plotë. Qeveria suedeze mbetet në kontakt të ngushtë me autoritetet”, theksoi ai.
Në një deklaratë për mediat, policia suedeze thotë se “ngjarja po hetohet si një tentativë vrasjeje dhe vepër e rëndë me armë”. Sakaq thekson se “nxënësit e shkollave aty pranë po mbahen brenda për qëllime sigurie”, pasi rreziku ende nuk ka kaluar.