Të shtëna me armë në Shtime, plagoset një person - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Të shtëna me armë në Shtime, plagoset një person

    Insajderi
    13 July 2025 - 21:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në Mollopolc të komunës së Shtimes, ku një person 32-vjeçar ka plagosur një tjetër 38-vjeçar pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme.

    Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari ka shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të viktimës dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

    Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, bëri të ditur se viktima ka arritur të kërkojë ndihmë në oborrin e një shtëpie afër vendit të ngjarjes, ku është ndihmuar nga ekipi emergjent i QKMF-së dhe i është dhënë ndihma e parë mjekësore.

    “Me autorizim të prokurorit të shtetit, është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit E.M., mirëpo ai nuk është hasur aty dhe aktualisht ndodhet në arrati. Hetimet janë duke vazhduar me qëllim identifikimin dhe arrestimin e tij”, tha Veseli.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark