Policia holandeze raporton se ka pasur të shtëna me armë në stacionin qendror të trenave në Amsterdam.
Këto të shtëna kanë ndodhur gjatë një tentim të arrestimit, por ende nuk dihet arsyeja e të shtënave me armë, raportojnë mediet botërore.
Zyrtarët holandezë kanë deklaruar se kanë shtënë me armë me qëllim paralajmërimi, gjatë një arrestimi, ku janë prangosur tre persona të dyshuar.
Zëdhënësja e policisë nuk ka pranuar që të jap detaje të tjera lidhur me këtë rast. Ky lajm vjen vetëm pak orë pas sulmeve terroriste në Bruksel, ku janë vratë ë paktën 34 persona.