Të shtëna me armë në Suedi, të paktën tre të vrarë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Të shtëna me armë në Suedi, të paktën tre të vrarë

    Insajderi
    29 April 2025 - 20:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre persona u vranë nga të shtënat me armë në qytetin suedez të Uppsalës të martën.

    Siç raporton The Guardian, një zonë e madhe u rrethua në qendër të Uppsalës, një qytet universitar në veri të Stokholmit, pasi dëshmitarët përshkruan se dëgjuan të shtëna të shumta rreth orës 5 pasdite sipas orës lokale atje dhe panë njerëz që vraponin në drejtime të ndryshme dhe që fshiheshin, përcjell Insajderi.

    Autori i të shtënave iku nga vendi i ngjarjes me një skuter elektrik dhe është në kërkim policor.

    Trenat që hynin dhe dilnin nga qyteti u ndaluan përkohësisht midis orës 5:30 pasdite dhe 6 pasdite sipas orës lokale.

    Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar pranë Sheshit Vaksala. Incidenti kishte ndodhur brenda një salloni flokësh. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark