×
  • Lajme
  • Lajme

    Të shtëna me armë në Vlorë, dy të plagosur

    Insajderi
    18 December 2024 - 23:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në lagjen “Çole” të qytetit të Vlorës.

    Një person që udhëtonte me një Benz ngjyrë gri është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një makinë tjetër në lëvizje, e cila më pas u largua me shpejtësi.

    Për pasojë kanë mbetur të plagosur 30 vjeçari Kevin Hajrullah, i cili ishte dhe objektivi i atentatit teksa plumbat nuk kanë kursyer dhe 37 vjeçarin Armando Spahiu që shiste fruta-perime në një dyqan pranë vendngjarjes.

    Forca të shumta policia kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e saj.

    Pak minuta pas ngjarjes, mësohet se një automjet është gjetur duke u djegur në autostradën Levan-Vlorë, e cila dyshohet se iu përket autorëve.

    Paraprakisht raportohet se i plagosuri Kevin Hajrullah ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi drejt makinës së tij janë qëlluar dhjetëra plumba, gëzhojat e të cilave kanë mbushur trotuarin, raporton A2CNN.

    Ndërkohë, për ngjarjen e rëndë ka tronditur edhe qytetarët e Vlorës. Njëri prej tyre, i cili ka qenë jo shumë larg vendngjarjes është shprehur se është shtrirë menjëherë në tokë sapo ka dëgjuar të shtënat.

    “Sa dëgjova një të shtënë u shtriva. S’pash asgjë. Unë isha duke parë televizor dhe në moment sa dëgjova krismat u shtriva barkas”, thotë ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark