Të shtëna me armë në Vushtrri, raportohet për dy të vrarë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Të shtëna me armë në Vushtrri, raportohet për dy të vrarë

    Insajderi
    24 March 2025 - 15:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një incident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, ku janë raportuar të shtëna me armë zjarri.

    Burime të “Jepi zë” nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se dyshohet për dy persona të vrarë.

    Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e plota të rastit. Po ashtu, në zonë është parë edhe një autoambulancë, e cila ka ndërhyrë për të dhënë ndihmë mjekësore.

    Deri më tani, nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet për identitetin e viktimave apo motivin e ngjarjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark