Shkodra është tronditur mbrëmjen e sotme nga të shtënat me armë zjarri. Mësohet se të shtënat janë dëgjuar në lagjen “Perash”.
Policia është nisur për në vendin e ngjarjes, ndërsa mësohet se i lënduar ka mbetur një i ri, Edis Reçi, 28-vjeç, i cili është plagosur në këmbë.
Ka qenë urgjenca e Shkodrës që ka njoftuar policinë. Nga të dhënat mësohet se rreth orës 21: 45 janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në afërsi te Sheshit Isa Boletini.
Policia po heton rreth ngjarjes. Pritet dëshmia e të plagosurit rreth kësaj ngjarjeje.