Sot në orët e mbrëmjes, në rrugën Rrahim Beqiri Prishtinë, janë dëgjuar të shtëna me armë.
Nga policia e Kosovës kanë konfirmuar për Insajderin se nuk raportohet për persona të lënduar.
“Sot rreth orës 21:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën Rrahim Beqiri Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar nga arma e zjarrit. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të personave të dyshuar të cilët janë identifikuar nga ana e policisë”, thuhet në përgjigje.
Ndërkaq siç raporton Sinjali me shirita u rrethua lokali “Golden Club”