Të shtëna me armë zjarri gjatë natës në Tiranë, plagoset një 28-vjeçar (EMRI) - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Të shtëna me armë zjarri gjatë natës në Tiranë, plagoset një 28-vjeçar (EMRI)

    Insajderi
    18 May 2025 - 10:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë orëve të natës, të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në zonën e ‘Komunës së Parisit’ në Tiranë.

    Sipas raportimeve ka një person të plagosur, i cili ka marrë një plumb në kofshë, pa pasoja të rënda për jetën.

    I plagosuri është identifikuar si Kristjan Kaçorri 28-vjeç. Ngjarja ka ndodhur në një kioskë tek “Lulishtja” në Komunë të Parisit.

    Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes teksa i plagosuri është dërguar në Spitalin e Traumës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark