Të paktën tre policë janë plagosur pasi një i dyshuar i armatosur ka shtënë me armë zjarri gjatë një bastisje anti-terror lidhur me sulmet në Paris në Bruksel.
Të shtënat kanë ndodhur në provincën jugore të Brukselit dhe një zyrtar policor ka pësuar lëndime të lehta, shkruan BBC.
Eric Van Der Sypt, zëdhënës i prokurorit federal, ka thënë se bastisja ishte e lidhur me sulmet e Parisit ku në nëntorin e vitit të kaluar mbetën të vrarë 130 persona.
Policia belge po bënte përpjekje për t’i identifikuar militantët e Shtetit Islamik që ishin të përfshirë në sulmin me bomba në kryeqytetin francez, raporton Insajderi.
Një operacion i madh policor është tani në proces në këtë zonë,ku të paktën dy të dyshuar thuhet të jenë në arrati. /Insajderi.com