Para pak çastesh, të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në kryeqytet, më saktë në lagjen “Bregu i Diellit”.
Nga pamjet e siguruara nga Insajderi shihet se në vendin e ngjarjes ndodhen një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve policor, po ashtu shihet edhe autoambulanca.
Nuk dihet ende nëse ka të lënduar.
Policia zyrtarisht ende nuk e ka dhënë ndonjë detaj.
Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin..