Të shtëna me armë zjarri në Gjilan, plagoset një 33-vjeçar – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Të shtëna me armë zjarri në Gjilan, plagoset një 33-vjeçar

    Insajderi
    24 December 2023 - 18:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të shtëna me armë zjarri ka pasur sot rreth orës 13:10, në fshatin Gadish të Gjilanit.

    Si pasojë një person i moshës 33-vjeçare, ka mbetur i plagosur

    Lidhur me rastin është arrestuar një person.

    Po ashtu është konfiskuar edhe një armë e zjarrit, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

    Kështu ka bërë të ditur Valon Osmani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit.

    Ai tha se viktima ishte dërguar për trajtim në qendrën emergjente të spitalit rajonal në Gjilan, dhe sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetë.

    “Njësiti i hetimeve të përgjithshme në Gjilan në koodrinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar në ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit”, tha Osmani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark