Momente më parë është plagosur një person në Mitrovicë nga arma e zjarrit.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Fatime Hetemi”.
Kështu ka konfirmuar për Insajderin, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti tha se i plagosuri është i moshës madhore dhe është dërguar për tretman mjekësor.
“Sot, rreth orës 09:42, në Mitrovicë, është raportuar për një person të lënduar nga arma e zjarrit. Rasti ka ndodhur në rrugën “Fatime Hetemi”në Mitrovicë. I plagosuri viktima i moshës madhore është dërguar për tretman mjeksor. Njësitet relevante janë duke vazhduar rrjedhën hetimore“. /Insajderi.org