Policia e Kosovës ka njoftuar për të shtëna me armë zjarri mbrëmë rreth orës 22:05 në Prishtinë.
Siç thuhet në raportin policor ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se dy persona të maskuar kanë shtënë me armë zjarri afër shtëpisë se tij.
Lidhur me rastin njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një fishekë.
Nuk raportohet për të lënduar, derisa rasti është hetime.