Katër persona janë arrestuar në Llukar të Prishtinës pasditen e së shtunës, pas të shtënave me armë zjarri.
Siç thotë Policia e Kosovës në raportin ditor, njëri nga ta dyshohet të ketë shtënë me armë, shkruan Gazeta Insajderi.
Ndërkaq, një personi tjetër të arrestuar iu është gjetur një pistoletë me gjashtë gëzhoja.
“Fsh. Llukar, Prishtinë 11.05.2024 – 17:43. Pas disa të shtënave ma armë zjarri, janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri në ajër. Gjatë kontrollit te njëri prej të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gjashtë gëzhoja. Katër të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”. /Insajderi.org/