Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmë në Prishtinë.
Pas kësaj informate policia ka arritur të identifikoj veturën në të cilën ndodheshin tre të dyshuar.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës gjatë kontrollit të veturës është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tetë fishekë dhe një gëzhojë.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
Prishtinë / 17.06.2024 – 23:00. Pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri, Policia ka ndermarr veprime të menjëhershme policore, ka identifikuar dhe ka arrit ta ndaloj veturën në të cilën ndodheshin tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit të veturës është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tetë fishekë dhe një gëzhojë. Po ashtu në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe dy gëzhoja. Personat e dyshuar janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.