Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në orët e vonshme të mbrëmjes në rrugën “Xhavit Ahmeti”, e njohur ndryshe si “Bledi”, në Prishtinë.
Burime të Insajderit bëjnë të ditur se dyshohet që gjuajtjet kanë ardhur nga një veturë në lëvizje.
Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën me shirit, duke ndaluar kalimin e veturave dhe qytetarëve në atë pjesë.
Aktualisht, hetimet janë në vazhdim për të sqaruar rrethanat dhe motivet e ngjarjes.
Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rasti…