Të shtëna me armë zjarri, plagoset një 51-vjeçari - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Të shtëna me armë zjarri, plagoset një 51-vjeçari

    Insajderi
    02 July 2022 - 09:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është arrestuar nga policia lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Mirditë ku mbeti i plagosur 51-vjeçari Martin Prenga në fshatin Fan.

    Burime për Abc bëjnë të ditur se në pranga ka rënë Florja Gjoka i cili dyshohet si autori i kësaj plagosje.

    Plagosja me armë zjarri ndodhi mbrëmjen e djeshme në autostradën Rrëshen-Kukës, në Fan, ku i plagosur mbeti 51-vjeçari, Martin Prenga.

    Policia ka sekuestruar dhe armën me të cilën u qëllua disa herë në pjesën e këmbëve.

    Dyshohet se kjo ngjarje ka ndodhur si pasojë e konflikteve të vjetra mes Martin Prengës dhe personit të arrestuar.

    /abcnews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark