Të shtëna në aeroportin e Atlantës, 3 të lënduar, pezullohen fluturimet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Të shtëna në aeroportin e Atlantës, 3 të lënduar, pezullohen fluturimet

    Insajderi
    21 November 2021 - 09:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Panik në Aeroportin Ndërkombëtar “Hartsfield-Jackson” në Atlanta të Shteteve të Bashkuara, pas alarmit për një sulm të armatosur, që më vonë sipas zyrtarëve rezultoi një shkrepje aksidentale e një arme zjarri.

    Qindra persona që ishin në terminal në këtë moment, vrapuan nga frika, 3 prej të cilave morën plagë të lehta nga shtyrja e turmës.

    Agjentët e sigurisë në aeroport tregojnë se gjatë kontrolleve të bagazheve, në çantën e një personi u gjet një “send i ndaluar” Ndërsa oficeri hapi ndarjen e çantës që përmbante “sendin e ndaluar”, pasagjeri reagoi duke kapur armën e zjarrit e cila më pas bëri shkrepje aksidentale.

    Më pas ai u largua nga zona, duke dalë me vrap nga aeroporti. Agjentët u përpoqën të shpjegonin që ishte një incident i izoluar, por paniku kishte përfshirë të gjithë aeroportin.

    Për këtë arsye agjentët e sigurisë së bashku me Departamentin e Policisë së Atlantës vendosën të ndalojnë të gjitha fluturimet deri në përfundimin e hetimeve për ngjarjen.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark