Të shtëna me armë në afërsi të kufirit me Serbinë, Insajderi sjellë detaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Të shtëna me armë në afërsi të kufirit me Serbinë, Insajderi sjellë detaje

    Insajderi
    14 April 2022 - 23:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të shtëna me armë me armë zjarri janë dëgjuar gjatë mbrëmjes së sotme në afërsi të fshatit Bube të Komunës së Zubin Potokut.

    Këtë për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani duke thënë se deri tani nuk dihet nëse të shtënat kanë ardhur nga territori i Serbisë apo i Kosovës duke shtuar se të shtënat nuk lidhen me ndonjë rast policor.

    “Bazuar në informacionet e deritanishme, mund të ju informojmë se në afërsi të fshatit Bube, janë dëgjuar disa të shtëna me armë. Të shtënat nuk ndërlidhen me ndonjë rast policor dhe se ende nuk dihet nëse rasti ka ndodhur në pjesën e Republikës së Kosovës apo të Serbisë”, ka thënë Kelani për Insajderin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark