Një sulmues ka shtënë me armë zjarri në një kinema në Gjermani dhe është duke mbajtur peng personat brenda kinemasë.
Në anën tjetër, policia gjermane është në vendin e ngjarjes në kinemanë e quajtur “Kinopolis” në qytezën e Viernheimit.
Sipas raportimeve të gazetës gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, 25 njerëz janë lënduar nga gazi lotsjellës, transmeton Insajderi.
Sulmuesi raportohet të ketë qenë i pajisur me armë dhe një maskë derisa ka hyrë në kinema rreth orës 15:00. /Insajderi.com
Të tjera informacione në vijim…