Të shtëna në qendër të Brukselit, dy persona mbesin të vdekur – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Të shtëna në qendër të Brukselit, dy persona mbesin të vdekur

    Insajderi
    16 October 2023 - 21:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona u vranë nga të shtënat të hënën vonë në qendër të Brukselit, tha policia belge.

    Raportet e mediave transmetuan video amatore që tregonin një burrë duke qëlluar disa herë pranë një stacioni duke përdorur një armë të madhe dhe transmetuesit belgë thanë se dy viktimat ishin suedezë, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.

    Kombëtarja suedeze e futbollit ishte planifikuar të luante me Belgjikën në stadiumin “Heysel” më vonë në mbrëmje, rreth 5 kilometra nga vendi i ngjarjes.

    Zëdhënësja e policisë Ilse Vande Keere tha se oficerët mbërritën shpejt në vendngjarje dhe mbyllën lagjen menjëherë. Ajo nuk pranoi të jepte detaje mbi rrethanat e të shtënave.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    06 February 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark