Të shtënat me armë mbrëmë në Prishtinë - Dëmtohen dy vetura, gjenden 22 gëzhoja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Të shtënat me armë mbrëmë në Prishtinë – Dëmtohen dy vetura, gjenden 22 gëzhoja

    Insajderi
    13 May 2025 - 08:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmë, pak para mesnatës, në rrugën “Bardhyl Qaushi” në lagjen B të Prishtinës është raportuar për të shtëna intensive me armë zjarri.

    Sipas Sinjalit se në vendin e ngjarjes janë gjetur gjithsej 22 gëzhoja – 16 që dyshohet se i përkasin një arme AK-47 dhe 6 të tjera të kalibrit 9×19 mm, të shkrepura nga një pistoletë.

    Si pasojë e të shtënave, janë dëmtuar dy vetura të parkuara në afërsi – një Mercedes dhe një BMW.

    Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

    Njësitet e hetimeve dhe forenzikës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet përkatëse dhe kanë sekuestruar provat materiale. Pronarët e veturave pritet të japin deklarata lidhur me dëmet e shkaktuara.

    Policia e Kosovës e ka cilësuar rastin si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark