Të shtënat me armë zjarri në Ferizaj - Policia arreston 3 persona - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Të shtënat me armë zjarri në Ferizaj – Policia arreston 3 persona

    Insajderi
    11 September 2025 - 22:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Para pak orësh, Gazeta Insajderi raportoi për të shtëna me armë zjarri në qytetin e Ferizajt.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka konfirmuar për Insajderin se tre persona janë arrestuar në lidhje me rastin.

    “Më 11.09.2025, rreth orës 20:11, në rrugën ‘Ismet Ramadani’ në Ferizaj janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri. Policia ka reaguar menjëherë dhe ka arrestuar tre persona të dyshuar,” tha Veseli.

    Ai shtoi se, gjatë kontrollit, janë konfiskuar dy armë zjarri, të cilat dyshohet se janë përdorur në rast, si dhe në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja.

    “Nga hetimet e para, nuk raportohet për persona të lënduar. Hetimet po vazhdojnë dhe për informata shtesë do të njoftoheni me raport vijues,” tha Veseli.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark