Të shtënat me armë zjarri në Mitrovicë - Policia tregon se çka ndodhi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Të shtënat me armë zjarri në Mitrovicë – Policia tregon se çka ndodhi

    Insajderi
    04 April 2025 - 09:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me të shtënat me armë zjarri mbrëmë në rrugën “Adem Voca”, në Mitrovicën e Jugut, shkruan Insajderi.

    Rasti ka ndodhur rreth orës 20:53, njofton policia.

    Policia thotë se është raportuar se persona të panjohur i kanë sulmuar fizikisht dy ankuesit meshkuj kosovarë dhe më pas njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të panjohur.

    Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja dhe një predhë.

    Rasti në procedurë hetimore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark