×
  • Lajme
  • Lajme

    Të shtënat me armë zjarri sërish në Aktash – Sulmohet punëtori i Extreme Pizza

    Insajderi
    03 September 2024 - 14:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të shtëna me armë janë dëgjuar para pak minutash në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen Aktash në Prishtinë, ku një punëtor i Extreme Pizza-s është sulmuar nga një person.

    Janë publikuar pamje ku i dyshuari shihet duke e nxjerr armën dhe i shkon te vetura punëtorit të Extreme-it, i cili në ato momente del nga automjeti dhe përballet me të dyshuarin.

    Siç shihet në pamje, i dyshuari e repeton armën dhe ia vendos në kokë punëtorit dhe më pas gjuan në tokë.

    Gazeta Insajderi ka kërkuar përgjigje nga Policia për rastin, por të njëjtit ende nuk janë përgjigjur.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark