Të shtënat me armë zjarri tek Rruga B - këto janë detajet e fundit nga Policia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Të shtënat me armë zjarri tek Rruga B – këto janë detajet e fundit nga Policia

    Insajderi
    14 May 2025 - 10:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një incident me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Rrugën B në Prishtinë.

    Sipas Policisë së Kosovës, pas pranimit të informatës për të shtëna me armë, njësitë policore kanë ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes.

    Gjatë ekzaminimit, forcat policore kanë gjetur dhe konfiskuar gjithsej 22 gëzhoja të armës zjarri. Për pasojë, janë dëmtuar dy automjete me targa vendore, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

    Rasti po vazhdon të hetohet.

    /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark