Të shtunën dështoi dy herë, VV'ja tenton edhe sot me Haxhiun për kryeparlamentare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Të shtunën dështoi dy herë, VV’ja tenton edhe sot me Haxhiun për kryeparlamentare

    Insajderi
    21 April 2025 - 08:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të hënën me fillim nga ora 15:00 do të vazhdojë seanca konstituive, me pikat e mbetura nga seancat e kaluar, e që janë zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

    Për herë të tretë të shtunën deputetët e rinj u mblodhën për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës. Pas dy dështimeve, përpjekja e tretë rezultoi e suksesshme.

    Raporti për verifikimin e kuorumit dhe mandateve kaloi, e më pas deputetët e bënë betimin.

    Mirëpo, zgjedhja e kryetarit të kuvendit dështoi dy herë.

    SHIH EDHE:

    Vetëvendosje propozoi Albulena Haxhiun për postin e kryetares së Kuvendit, por në të dy votimet, Haxhiu nuk mori shumicën e nevojshme: fillimisht 57 vota për, 20 kundër dhe 3 abstenime, dhe në tentativën e dytë 57 për, 19 kundër dhe 3 abstenime.

    Pjesëmarrës në votim nuk ishin Partia Demokratike e Kosovës.

    Nisma Socialdemokrate dhe dy deputetë të minoriteteve joserbe abstenuan.

    Partia në pushtet ka shfaqur sinjale se është e gatshme të shkojë në zgjedhje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark