“Të tërhiqet, t’i pranojë kushtet e SHBA”- Trump godet edhe një herë Zelenskyn - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “Të tërhiqet, t’i pranojë kushtet e SHBA”- Trump godet edhe një herë Zelenskyn

    Insajderi
    02 March 2025 - 18:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpërndarë opinionin e Michael McCune, ku i kërkohet presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky-t të tërhiqet dhe të pranojë kushtet e SHBA’së lidhur me luftën me Rusinë.

    Në të, thuhet se Zelensky s’ka zgjidhje tjetër pos kësaj dhe se Trump po e mbron Ukrainën pa e përfshirë në luftë SHBA’në, shkruan Insajderi.

    “Duke negociuar marrëveshje mineralesh, Trump siguron që amerikanët do të përfshihen në industrinë minerare të Ukrainës. Kjo e pengon Rusinë të nisë pushtim atje, sepse sulmi ndaj Ukrainës do të nënkuptonte rrezikimin e jetëve amerikane – diçka që do të detyronte SHBA-në të përgjigjet”, thuhet në opinionin e McCune, të shpërndarë nga Trump.

    “Trump luajti në të dy anët si një shahist mjeshtror. Në fund, Zelenskyy nuk do të ketë zgjidhje tjetër veçse të pranojë, sepse pa mbështetjen e SHBA-së, Ukraina nuk mund të fitojë një luftë të zgjatur kundër Rusisë. Dhe sapo kompanitë amerikane të kenë operacione minerare në Ukrainë, Putini nuk do të jetë në gjendje të sulmojë pa shkaktuar pasoja masive ndërkombëtare”, ka thënë ai.

    “Mos e nënvlerësoni Donald Trump. Në këtë lojë shahu, ai është 10 lëvizje përpara të gjithëve”. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark