×
  • Lajme
  • Lajme

    “Të vdekurit po varrosen mbi eshtrat e tjetrit”, në qytetin e Gjilanit hapin varre dhe shohin se ka trupa aty, nuk ka vend të mjaftueshëm

    Insajderi
    24 July 2024 - 14:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në qytetin e Gjilanit, nuk ka vend të mjaftueshëm në varreza për personat që kanë vdekur. Aty ka ndodhur që shumë herë gjatë ceremonive të varrimit të hapin varre dhe të shohin se tashmë aty ka eshtra. Sipas BIK në Gjilan, ky problem do t’i vjen fundi, për shkak se është caktuar një lokacion i ri.

    Gazeta Insajderi

    Riad Rashiti, nga Partia Demokratike e Kosovës – dega në Gjilan, ka alarmuar për gjendjen në varrezat atje.

    Sipas tij po ndodh që të vdekurit të varrosen mbi eshtrat e tjetrit.

    Edhe për të vdekurit në Gjilan ka eskaluar gjendja dhe problemi në varrezat aktuale të qytetit, aty moti kohë nuk ka vende, në shumë raste të vdekurit po varrosen mbi eshtrat e tjetrit, e lëre më të flasim për mirëmbajtjen e tyre që nuk ka aspak përkujdesje nga institucionet komunale. Reagimet e qytetarëve janë të përditshme dhe jashtëzakonisht të mëdha!”, tha ai.

    Ai ka treguar një rast kur ishte në një varrim dhe ka parë gjendjen e vështirë. Aty tha se ka dëgjuar ofshamat e familjarëve për kushtet që që janë detyruar ta lëshojnë kufomën në varr.

    Ishte rrënqethëse edhe për mua personalisht, kur në një rast varrimi të isha prezent, duke parë e dëgjuar ofshamat e familjarëve ndaj gjendjes se ku dhe në çfarë kushte janë detyruar të lëshojnë kufomën në varr. Tmerr vërtet tmerr“, u shpreh Rashiti.

    Tutje, ai ka fajësuar komunën për këtë.

    Është e pritshme dhe e dëshmuar që pushteti i VV-së asnjëherë nuk ka çmuar dhe mbrojtur dinjitetin e të gjallëve, por veprimet e tyre janë njësoj edhe ndaj të vdekurve tanë. Gjynah të madh është kah bënë ky kryetar komune edhe me të vdekurit e qytetit tonë, krejtë kot e ka shkuarjen e tij në umre në vitin e kaluar, ndërsa muajin e kaluar ishte edhe haxhë në formë tinëzare, e arsyet i din vet ai, (idol ju ka bo ish kryetari i komunës, në secilin hap po mundohet ta imitoj njësoj, veç me punë nuk është kërkah hiç“, përfundoi ai.

    BIK-u thotë se është zgjidhur problemi

    Lidhur me këto Gazeta Insajderi ka pyetur edhe në Bashkësinë Islame në Gjilan, ata thanë se është ekzagjeruar problemi.

    Agim Hyseni tha për Gazetën Insajderi se nuk janë vendosur trupat njëri mbi tjetrin.

    Ai ka pranuar se nuk ka vend, dhe se ka ndodhur disa herë që të hapin varre që tashmë në të ka kufomë tjetër.

    Pak është e ekzagjeruar, kur hapet një varr dhe hetohet që ka eshtra aty, ndërpritet dhe mbulohet. Nuk ka hapësirë të varrezat e vjetra. Ata djemtë që janë në terren dhe punojnë aty e kan ngrit këtë çështje, të cilën ia kemi përcjell zyrtarëve të Komunës“, tha ai.

    Hyseni tha se këtij problemi pritet të i vij fundi sepse Komuna ka ndarë një hapësirë tjetër që do të shfrytëzohet

    Vazhdimisht kemi ba kërkesa në komunë, tash është caktu një lokacion në Komunë, po përgatitet terreni për varreza në një lagje të re. Ata djemtë që janë në terren dhe punojnë aty e kan ngrit këtë çështje, të cilën ia kemi përcjell zyrtarëve të Komunës“, thanë nga BIK-u, për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark