Të vrarë mbetën kamarieri dhe një klient i lokalit- detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Shqipëri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Të vrarë mbetën kamarieri dhe një klient i lokalit- detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Shqipëri

    Insajderi
    21 July 2024 - 10:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy viktima jashtë konfliktit Papa-Sadikaj kanë humbur jetën në atentatin e së shtunës mbrëma në Memaliaj, klienti, Marsel Çela, 47 vjeç dhe kamarieri, Gledian Muka 36 vjeç.

    Euronews Albania raporton se kamarieri i lokali, Gledian Muka është banor i qytetit, ka qenë duke shërbyer gjatë kohës sa është zhvilluar atentati

    Sipas informacioneve nga Policia e Shtetit, viktima ka qenë pranë tavolinës së Shyqyri Kalemit duke shërbyer në momentin që ndodhi atentati.

    Ndërsa shtetasi Marsel Çela, i cili ishte klient në lokal, edhe ky banor i Memaliaj, nuk ka arritur t’i shpëtojë plumbave që atentatorët zbrazën drejt familjes Kalemi.

    Pas atentatit, autorët janë larguar në drejtim të Mallakastrës, ku në fshatin Bejaj kanë djegur veturën me të cilën kryen atentatin.

    Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Renea kanë shkuar në vendin ku po digjet automjeti, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollin për kapjen e autorëve.

    Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë dhe me ekspertë të Departamentit të Policisë Kriminale ku vijojnë punën në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark