×
  • Lajme
  • Lajme

    Tejkalim shpejtësie dhe alkool – 24-vjeçari në Ferizaj dënohet dy herë nga policia brenda pak minutave

    Insajderi
    12 June 2024 - 09:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës në Ferizaj ka njoftuar se sot rreth orës 04:49 në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj, saktësisht në fshatin Prelez i Jerlive, kanë ndaluar shoferin H.R(M/K) i moshës 24 vjeçar, i cili me veturë ka tejkaluar shpejtësinë, ku në zonën e kufizimit 60 km/h ka zhvilluar shpejtësi 145 km/h.

    I njëjti gjatë kontrollimit të dokumenteve dhe testimit me alkooltest ka rezultuar që kishte konsumuar edhe alkool 0.36 promila.

    Ndaj tij policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor, me dënim 300 euro, 3 pikë negative dhe heqje të patentë shoferit për 3 muaj dhe është përjashtuar nga komunikacioni.

    “Mirëpo, disa minuta më vonë shoferi i njëjtë H.R në fshatin Prelez i Muhaxherëve është ndaluar me shpejtësi 140 km/h, tani nën masën mbrojtëse, heqja e patentë shoferit dhe ndaj tij policët i kanë shqiptuar gjobën e dytë me dënim 500 euro, 5 pikë negative dhe 6 muaj heqje të patentë shoferit dhe i është konfiskuar vetura”, thuhet në njoftim.

    Me këtë rast Policia Rajonale në Ferizaj ka apeluar tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit, të mos bëjnë tejkalime të shpejtësisë dhe të mos drejtojnë veturat nën masën mbrojtëse të dalimit të drejtimit të automjetit.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    25 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark