Tejkaloi në vijë të plotë, gjobitet shoferi i autobusit në Pejë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tejkaloi në vijë të plotë, gjobitet shoferi i autobusit në Pejë

    Insajderi
    09 October 2025 - 15:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një shofer i autobusit është gjobitur për tejkalim në vijë të plotë duke rrezikuar pasagjerët dhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacion në Pejë.

    Sipas një njoftimi nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se për këtë pronarit të kompanisë së autobusit i është proceduar kundërvajtja me postë pasi që nuk është lajmëruar në njësinë e komunikacionit.

    Ndalohet një person në Manastir, dyshohet për manipulim të tenderit me vlerë prej 1.6 milionë euro
    “Njësia e trafikut rajonal në Pejë, vazhdon të merr masa parandaluese për kundërvajtësit që bien ndesh me ligjin për rregulla në komunikacion, dy nga kundërvajtësit që janë has për mos respektim të rregullave në komunikacion ndaj tyre janё marrur veprime ligjore. Vozitësi i autobusit është gjobitur për tejkalim në vijë të plotë dhe me ketë rast ka rrezikuar pasagjerët dhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacion. Për këtë pronarit të kësaj kompanie transporti iu është proceduar kundërvajtja më postë, pasi që nuk është lajmëruar në njësinë e komunikacionit”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark