Tejkaluan shpejtësinë- Kjo është gjoba që morën dy shoferë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tejkaluan shpejtësinë- Kjo është gjoba që morën dy shoferë

    Insajderi
    05 April 2025 - 11:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    N.,36 vjeç dhe A. B., 28 vjeç nga Ferizaj u gjobitën me nga 200 euro, morën 2 pikë negative në patentë-shofer dhe pezullim të lejes së drejtimit për një periudhë prej tre muajsh.

    Në raste të ndara, të dy këta shoferë tejkaluan shpejtësinë në një zonë që ishte e paraparë për 40 km/h, përcjell Insajderi


    “Me datën 04.03.2025, policia e stacionit në Ferizaj, në dy raste të ndara, ka ndaluar shoferët A. N. (36 vjeç) dhe A. B. (28 vjeç), të cilët në rrugën “Rexhep Bislimi” kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar. Në një zonë me kufizim shpejtësie prej 40 km/h, njëri nga shoferët po lëvizte me 77 km/h, ndërsa tjetri me 76 km/h”, tha policia.

    Policia ka apeluar tek të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut, me qëllim ruajtjen e sigurisë për veten dhe pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.

    “Qytetarët inkurajohen të raportojnë çdo shkelje të trafikut përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose duke kontaktuar numrat e emergjencës: 192, 0290/326-250, 0290/322-406. Të gjitha raportimet trajtohen me konfidencialitet të plotë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark