Teknikisht, ky është shteti më i pasur në botë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Teknikisht, ky është shteti më i pasur në botë

    Insajderi
    24 June 2017 - 10:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Revista Global Finance kreu një studim në fillim të këtij viti që maste GDP-në (produktin e brendshëm bruto) të të gjithë vendeve të botës. Katari u rendit si më i pasuri – vendi që viteve të fundit e ka zënë rregullisht këtë renditje.

    Studimi më i fundit tregon se GDP për frymë banori është 129 726 dollarë. Kjo shifër del nëpërmjet parimit të fuqisë blerëse, që merr parasysh koston e jetesës dhe normën e inflacionit në një vend.

    E vërtetë, Katari është shumë i vogël në krahasim me disa shtete të tjerë në vendet e sipërme të renditjes, gjë që e bën qasjen e matjes për frymë pak shtrembëruese. Por nuk ka asnjë dyshim se ekonomia e Katarit po lulëzon. Katari është vendi prodhues më i madh i gazit të lëngët natyror, dhe eksporton sasi shumë të madhe nafte brut. Kështu që, ka një vend të rëndësishëm në lojën e parasë.

    Megjithatë, migrantët që nuk kanë marrë nënshtetësinë nuk llogariten si pjesë e popullsisë kur matet GDP, dhe popullsia e migrantëve është shumë e madhe. /bota.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark