Nanoteknologjia mund t’i mundësojë njerëzve të shohin natën me anë të syrit të tyre, shkruan Insajderi.
Njerëzve mund t’i ofrohet fuqia e super vizionit, e cila i lejon ata të shohin në errësirë.
Nnanogrimcat e vendosura në syrin ruaj i rrisin aftësitë e juaja natyrale përtej gamës normale të ngjyrave dhe të lejon të shohësh rrezet infra të kuqe.
“Ne mund t’i ofrojmë njerëzve mundësinë të shohin natën, pa përdorur dylbitë e veçanta,”- tha shkencëtari Dr.Tian Xue.
Bashkë me zgjerimin e aftësive natyrale Dr. Xue tha se kjo teknikë mund të përdoret edhe si trajtim për njerëzit daltonit dhe të paaftë për ta perceptuar ngjyrën e kuqe.
Ngjyrat që njeriu mund t’’i shoh normalisht janë vetëm një fraksion i vogël i spektrit elektromagnetik, i cili përfshinë dhe rrezet infra të kuqe dhe ultravjollce.
Shkencëtarët besojnë se në të ardhmen nanoteknologjia mund të përdoret për shërbime sigurie dhe ushtarake, por tani kjo formë e teknologjisë do të vazhdoj të testohet duke përdorur primatë të tjerë./Insajderi.com