Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thumbuar Qeverinë Kurti, duke treguar për një sukses të Imri Ahmetit në Lipjan, shkruan Insajderi.
Duke e lavdëruar punën e bashkëpartiakut të tij ai ka njoftuar për ndërtimin e çerdhes së pestë në këtë komunë.
Sipas tij në vend të “ushqimit populist”, LDK ka zgjedhur t’ia dedikojë kohën “gjërave që kanë rëndësi”, ndërsa premton 80 çerdhe të tilla.
Postimi i plotë:
Mirëmëngjesi Kosovë
Në vend ushqimit populist përplot frustrim e urrejtje, në vend të sulmeve propaganduese parapartiake, ne kemi zgjedhur që kohën tonë t’ia dedikojmë gjërave që kanë rëndësi!
Ndër tjerash, edhe ndërtimin e një çerdhe tjetër në Lipjan, e 5-ta 🖐️ tashmë! Shtëpi edukimi për 100 fëmijë! Model në plot kuptimin e fjalës!
Kosova ka aq shumë potencial e ka aq pak kohë! Të kalosh një mandat të plotë duke ndarë e përçarë kur ke aq shumë punë e aq shumë nevojë, është marrëzi.
Në ‘Rrugën e Re’ do të ndërtojmë plot 80 çerdhe të tilla nëpër Kosovë.