Telashet me prona, ka qenë arsyeja e konfliktit me armë zjarri mes dy kushërinjve që përfunduan në stacionin policorë në Podujevë, shkruan Insajderi.
Mbrëmjen e sotme u dëgjuan të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘’Zahir Pajaziti’’, në Podujevë. Policia ka arrestuar dy persona si të dyshuar.
Gazeta Insajderi ka mësuar se personat e arrestuar janë Sadat Ferati dhe Lorik Ferati, kushërinj mes vete.
Sipas burimit të Gazetës, arsyeja e konfliktit ka qenë për shkak të disa pronave. Burimi ka treguar se Sadat Ferati ka shtënë me armë zjarri në drejtim të kushëririt të tij, Lorik Feratit.
FOTO: Sedat Ferati
Të dytë, tashme janë arrestuar dhe janë duke u intervistuar në stacion policorë.
/Insajderi.org/