Ajo që mund të bëhet Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, siguroi Green Card-in në 2001-shin dhe u bë qytetare amerikane 5 vite më vonë. Nëse historia do të konfirmohet, kjo do të ishte një goditje e rëndë për republikanin Trump, i cili e ktheu qëndrimin e ashpër kundër emigrantëve të paligjshëm në boshtin e fushatës së tij elektorale.
Edhe ish-modelja ka ndërhyrë me disa raste në mbrojtje të propozimeve të bashkëshortit të saj, duke treguar pikërisht historinë e saj si emigrante e ligjshme.
Madje ajo iu hakerrye Politiko-s pak muaj më parë, që sugjeroi se ajo mund të kishte shkelur rregullat, shkruan Top-channel.
Sipas avokatit të Melanias, gruaja mbërriti në Amerikë më 27 gusht të 1996 si vizitore e se në tetor kishte siguruar një vizë pune. Por materialet që zotëron AP sugjerojnë se aspirantja për Zonjë të Parë kishte punuar disa herë mes 10 shtatorit e 15 tetorit të atij viti kundrejt një pagese prej 20 mijë dollarësh. /Insajderi.com