Përveç sukseseve këtë edicion me real Madridin në La Liga e Ligën e Kampionëve, trajneri Carlo Ancelotti po përballet edhe me disa situata tensionuese me disa futbollistë të tij.
I fundit thuhet të jetë Nacho Fernandez, tek i cili nuk ka besim të plotë, pavarësisht se flet pozitivisht për të në publik.
Nacho është larguar në disa ndeshje kur Reali ka kërkuar fitoren. Ai është paraqitur më shumë sesa është pritur këtë edicion, për shkak të lëndimeve në fazën e mbrojtjes.
Spanjolli ishte pran largimit nga Reali edhe sezonin e kaluar për shkak të minutazhës dhe mos vlerësimit të Ancelottit në drejtim të tij.
Ky nuk është tensioni i vetëm i Carlos me futbollistët, pasi një të tillë e ka edhe me Luka Modric e Arda Guler.
Që të dy po luajnë shumë pak. Modrici pritet të largohet gjatë verës si futbollist i lirë, ndërsa Guler është i pakënaqur me sasinë e minutave që po merr.